كن موزع CrystalOTT IPTV
CrystalOTT - Crystal OTT رخيصة لكنها مثل الراقية لديها كل شيء في واحد ، الجودة والقائمة والسعر يجب عليك تجربتها
CrystalOTT - Crystal OTT رخيصة لكنها مثل الراقية لديها كل شيء في واحد ، الجودة والقائمة والسعر يجب عليك تجربتها
إحصل على جميع المعلومات حول b rtsh shqip تحقق ما سيتم تشغيله الآن وما سيتم تشغيله لاحقًا في الخادم crystalott
Gjurma
Artani është mjek i specializuar e i profilizuar, një profesionist me një karrierë të shkëlqyer në të ardhmen e tij. Ai gjendet i rrethuar nga tregtarë dhe matrapazë që kërkojnë të përfitojnë diçka prej tij, një favor, një notë të mirë në këmbim të lajkave, etj. Një realitet absurd që do t’i kushtojë shumë Artanit.
Kamera dhe shpirti
”Kamera dhe shpirti ”një film i ri dokumentar me skenar dhe regji nga Ylli Pepo. Dokumentari tregon për jetën dhe veprën e një prej kineastëve më të njohur të Shqipërisë, Dhimiter Lala. Sot në moshen 88 vjecare, ai tregon për xhirimet e kohës së diktaturës dhe për fatin e tij të hidhur në burgjet e asaj kohe.
Duaje emrin tënd
Tre studentë të Inxhinierisë së Minierave caktohen të bëjnë praktikën në ndërmarrjen e përpunimit të kromit. Jona gjendet në një trekëndësh ndjenjash mes dy shokëve të saj dhe zgjedh Arsenin, i cili i kërkon të ndërhyjë në ministri për caktimin e tij me punë në Tiranë. Jona e kupton se interesi i tij është të përfitojë nga emri i saj.
Dollia e dasmës sime
Ekranizim i novelës ”Nusja e humbëtirës”. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut, të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses, i cili gjen rrugës një partizan të plagosur.
Kur zbardhi një ditë
Filmi është ndërtuar në tre histori: ”Armët”, ”Meço” dhe ”Ura”. Flet për heroizmin e njerëzve të thjeshtë gjatë viteve të stuhishme të Luftës së Dytë Botërore, ku ata rrëmbejnë armët, rindërtojnë urat e hedhura në erë, ku më të mirët sakrifikohen.
Zbutja e kryeneçes
Balet: Një nga trupat e baletit më të famshme në botë, trupa e Teatrit Bolshoi të Moskës, vjen në skenë me komedinë e Shekspirit ”Zbutja e kryeneçes”. Koreografi i mirënjohur Jean-Christophe Maillot ka arritur të nxjerrë në pah aftësitë krijuese, zhdërvjelltësinë dhe ritmet e gjalla të balerinëve të kësaj trupe me këtë komedi sfiduese për skenat e baletit, duke realizuar kështu një shfaqje argëtuese që mund të shihet vetëm në teatrin e Bolshoit.
Ngadhënjim mbi vdekjen
Filmi është i bazuar në ngjarjen reale të dy heroinave: Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima, dy vajza të reja, të cilat i torturojnë për të zbuluar lidhjet me lëvizjen komuniste. Në fund ata i ekzekutojnë, duke i varur në litar në mes të qytetit.
Pas takimit të fundit
Ngjarjet zhvillohen në një repart ushtarak, në qendër të së cilave është komandant Fatosi. Intrigat e nën-oficer Raufit e vendosin atë në pozitë të vështirë, deri në atë pikë sa ai mund të përballet me gjyqin ushtarak. Kjo histori vë në provë dhe lidhjen e tij me të fejuarën.
Një udhëtim i vështirë
Miti, një punëtor i vjetër, dhe Sokoli, një shofer i ri, bëjnë gjithë përpjeket për të transportuar në rrugë të vështira që nga porti i Durrësit deri në një uzinë të rëndësishme një kullë të lartë metalike, që nuk e merr dot asnjë tjetër përsipër.
إذا كان لديك أي سؤال أو تحتاج إلى معرفة أي شيء، يرجى الدردشة معنا الآن
“بالطبع، نرحب بك ونحب أن نؤكد أنك في المكان الذي تريده وتبحث عنه. theiptvreseller.com”